Veseli: Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut

Aktuale December 10, 2016 - 17:16

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ai ka shkruar se Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, të cilat na janë privuar me dekada.

‘Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, të cilat na janë privuar me dekada. Për ta konsoliduar demokracinë qytetare, duhet të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përsërisim JO-në për çfarëdo forme të diskriminimit në vendin tonë”, ka shkruar Veseli. /ZERI/ 

Image