Ky është parashikimi i motit për nesër

Aktuale December 10, 2016 - 16:07

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbajë nesër.

Sipas IHMK-së, për diten e diele parashihet të mbajë mot  kryesisht me diell. “Masat e ajrit të cilat vijnë nga pjesa juglindore e kontinentit do ta zbusin kete gjendje duke krijuar kushte që në gjithë territorin e vendit të ketë ngritje të vlerave maksimale pë dy deri tri gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.