Ndërpriten punimet të murit tek ura e Ibrit

Aktuale December 09, 2016 - 13:17

Ministria e Planifikimit Hapësinor ka dhënë vendim për ndërprerjen e punimeve të murit në pjesën veriore për të shikuar se ky mur a është pjesë e planit për rivitalizimin e Urës së Ibrit që e bashkon Mitrovicën e Veriore me atë Jugore, përcjell “zeri.info”.

Punëtorët që kanë filluar të presin murin në lartësi prej 60-70 centimetra nuk po i tregojnë inspektorëve të MMPH-së në vend të ngjarjes, se për kë punojnë. Po ashtu të pranishëm janë edhe policia e Kosovës.

Edhe disa organizata joqeveritare do të zhvillojnë sot një përformancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi, tek vendi i ndërtimit.

Ndryshe murin në afërsi të urës së Ibrit, para dy ditësh kanë filluar ta ndërtojnë serbët, duke ndarë kështu Mitrovicën.

Bëhet e ditur se në vendngjarje është edhe kryeinspektori i Ministrisë së Ambientin dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, i cili thotë se muri do të rrënohet. 

Image