A do ta sfidojë Memli Krasniqi, Shpend Ahmetin në garën për kryetar të Prishtinës? (Video)

Aktuale December 08, 2016 - 23:17

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka folur për kandidimin e mundshëm të tij për kryetar të Prishtinës.

Ai ka thënë se këtë opsion nuk e ka menduar, por iu është përgjigjur sondazheve të realizuara, në të cilat qytetarët kanë thënë se Krasniqi do të ishte kundërkandidat i denjë i kryetarit të tanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ai ka testuar përkrahjen e madhe që e gëzon nga prishtinasit edhe më parë, kur ka dalë si asamblisti më i votuar në nivelin lokal, dhe njëri ndër deputetët më të votuar në nivelin qendror, por megjithatë nuk planifikon të garojë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Nënkryetari i PDK’së ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale beson që partia e tij do të zgjedhë një kandidat të denjë për ta marrë qeverisjen e kryeqytetit. /Express/