Lunacek, institucioneve: Përmbushini kriteret, qytetarët e meritojnë lëvizjen pa viza

Aktuale December 08, 2016 - 19:20

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë që, siç tha, të sillen “në mënyrë të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Lunacek tha se “institucionet e Kosovës duhet urgjentisht të përmbushin dy kriteret e mbetura për liberalizim të vizave”.

Deklarata e Lunacek erdhi në ditën kur përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, arritën pajtim rreth mekanizmave për pezullimij e liberalizimit të vizave, për shtetet të cilat gëzojnë këtë mundësi, në raste të keqpërdorimeve apo rrezikut nga migrimi masiv.

“Vendimi për pezullim nënkupton se Ukraina dhe Gjerogjia po ecin përpara dhe se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment! Është një mundësi e madhe dhe i bëj thirrje Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët e meritojnë udhëtimin e lirë pa viza, dhe të pëmbushin urgjentisht dy kriteret e mbetura me qëllim që ta shtyjmë përpara në nivelet e BE-së” i tha Radios Evropa e Lirë, Ulrike Lunacek.

Miratimi në Kuvend i marrëveshjes për përkufizimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka nxitur një valë reagimesh të opozitës që e ka kundërshtuar marrëveshjen përmes përdorimit të gazit lotësjellës dhe protestave në rrugë.

Marrëveshja u tërhoq nga Kuvendi me vendim të qeverisë së Kosovës me paralajëmrimin se do ta rikthejë “kur të arrihet një pajtueshmëri”.

Kushti i dytë është forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /REL