PISA letër përgëzimi Nikollës: Nxënësit shqiptarë, rezultate fantastike

Aktuale December 08, 2016 - 14:47

Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar dje të PISA­s, letra që mban firmën e zyrtares së kësaj organizate vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit. Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15­vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

Image