Kocijançiq: BE të shoh nëse muri në urën e Ibrit është sipas marrëveshjes

Aktuale December 08, 2016 - 08:15

Pas raportimeve të fundit se në urën mbi lumin Ibër po ndërtohet një muri, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE).

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq ka thënë se janë duke i shqyrtuar raportet lidhur me këtë muri.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq për lajmi.net.

Sipas saj, BE-ja është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet.

Sipas zonjës Tahiri, për këtë muri janë njoftuar edhe zyrtarët e BE-së.

Mirëpo, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se muri nuk do të largohet dhe se ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.