Rakiq – Edites: “Muri” nuk rrënohet

Aktuale December 07, 2016 - 21:21

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i është përgjjigjur deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila në një deklaratë pas takimit që kishte pasur me Ekipin Punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për urën, la thënë se muri që është duke u ndërtuar në veri të urës do të rrënohet, shkruan gazeta "Zeri".

Ai ka dërguar porosi Editës, se muri, të cilin ai e quan “mbrojtës” nuk do të rrënohet dhe se ajo nuk do të pyetet kurrë se çka do të ndërtohet në veri.

“Mbrojtësja’ nuk do të rrënohet, Edita Tahiri nuk do të vendosë çka të ndërtohet në veri. Muri për të cilin flet Edita Tahiri nuk do të rrënohet, sepse bëhet fjalë për një ‘mrojtëse’ dhe një pjesë të projektit, të cilin përfaqësuesit e Beogradit, të Prishtinës dhe të BE-së e kanë pasur parasyshë. Se çka do të ndërtohet në veri do të vendosë qeverisja lokale dhe vetë qytetarët e jo ministrja për Dialog nga Prishtina”, ka porositur Rakiq...(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës Zëri)