Miftari: Rezultatet e PISA-s janë tronditëse
Zëdhënësi i MKRS-së, Vehbi Miftari, rezultatet e PISA-s i ka quajtur tronditëse, ku sipas tij, edhe më tronditëse do të ishte injorimi i tyre.
Miftari përmes një postimi në “Facebook”, vlerëson se mjafton një “gërmim”, disaminutësh në ndërgjegjen e secilit për të kuptuar rezultatit e PISA-s.
Ky është postimi i plotë i Miftarit:
Te nderuar kolege (mesimdhenes)!
Rezultatet e PISA-s jane tronditese. Edhe me trondites do te ishte injorimi i tyre. Ai do te ishte honi drejt te cilit mund te rreshqasim dhe nga i cili nuk do te mund te dalim me.
Te reflektojme per veten, prandaj, perpara se te provojme qe t'i "gozhdojme ne kryq" te tjeret:
- Cili eshte formimi yne akademik e intelektual?
- C'profil pedagogu kam ndertuar?
- A jam aq "i mire" me studentet sa t'i marr ne qafe perjetesisht?
- A e kam kuptuar ndonjehere barren e pergjegjesise me te cilen jam ngarkuar?
- A mos jam shnderruar ne "te papelqyerin" e te gjitheve ngaqe kam punuar shume, apo jam vec nje "dele e bardhe" qe s'ia prish kujt terezine?
- Cili eshte kontributi im per zhvillimin e shkolles e cilat jane rezultatet e mia?
- Per c'profil shkolle jam angazhuar gjate karrieres sime?
- Cilet jane miqte te cilet i kam katapultuar ne akademi e cilet jane "armiqte" te cileve ua kam mbyllur perjtesisht dyert e akademise ngaqe s'jane komandante, patriote, familjare, anetare klani a anetar bande...?
- A jam pergjegjes para gjeneratave te shkuara e te ardhshme per sjelljen time (jo)akademike?
(...)
Mjafton nje "germim" disaminutesh ne ndergjegjen tone per ta kuptuar PISA-n, si dhe cdo gje tjeter qe na perket si njerez akademike... E neser do te na duhet te zbresim rishtas neper katedrat universitare!
Miqesisht!
V.M.