E pranon edhe Thaçi vlerësimin e PISA-s: Duhet t’i marrim me seriozitet të madh

Aktuale December 06, 2016 - 18:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj rezultateve negative të PISA-s për arsimin në Kosovë.

Thaçi me një postim në Facebook, ka shkruar se rezultatet e PISA-s duhet të merren seriozisht, derisa ka shtuar se arsimi në Kosovë është shkatërruar shumë.

Ky është postimi i tij: 

Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.

Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore.

Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.

Fëmijët tanë duhet t'i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota. HTH