Reagon Pacolli pas rezultateve të PISA-së

Aktuale December 06, 2016 - 14:46

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli ka reaguar pas shpaljes së rezultatit të PISA-së, ku Kosova renditet në vendin e parafundit sa i përket cilësisë së edukimit.

Ai përmes një statusi në facebook ka pyetur Qeverinë e Kosovës, për gjendjen e tyre pas lajmit për cilësinë e edukimit në Kosovë.

“Si po ndiheni sot mbas lajmit që Kosova renditët në vendin e parafundit sa i përket cilësisë së edukimit dhe ndër të parët në listën e vendeve me popullatë më pasive në botë. A është edhe ky suksesi i juaj?”, ka shkruar Pacolli, përcjellë zëri.info.