Vetëvendosje prezenton video për natën e sulmit në Kuvend

Aktuale December 01, 2016 - 13:51

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj gjatë një konference për media ka paraqitur dy prova të reja që sipas tij, dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve të “Vetëvndosjes”, të akuzuar për sulimin ndaj Kuvendit të Kosovës me 4 gusht.

Përmes një video sekretari i VV’ së ka paraqitur provat të cilat tregojnë vendndodhjen e e aktivistëve Petrit Ademin, Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, si dhe vendodhjen e të ndjerit, Astrit Dehari.

“Kjo alibi garanton qind për qind se asnjë prej aktivistëve tonë në natën kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës aktivistët nuk kanë qenë aty”, ka deklaruar Molliqaj, përcjell zëri.info.

Ndryshe, Molliqaj ka thënë se përveç kamerave të sigurisë si provë të dytë i kanë edhe antenat e valëve mobile të operatorit vala dhe ipko.

“Tani në veçanti në Prishtinë, minimalisht në secilën lagje ekziston një antenë e tillë e cila transmeton rrjetin e valës edhe piko, sipas standardeve edhe rregullave telefoni i secilit prej neve dërgon sinjal në lidhje me antenën”, ka shtuar tutje ai. Derisa i ka bërë thirrje prokurorisë, gjyqësisë dhe policisë të shkojnë ti kërkojnë  historikun e asaj dite dhe asaj kohe në dy kompanitë që kanë telefoni në Kosovë.

Ndërkohë, Molliqaj ka deklaruar  se dëshmitë që i posedojnë  do i dërgojnë nëpër Gjykata Themelore dhe Prokurori Themelore. Ndonëse  këto fakte sipas tij, tashmë  tashmë janë në gjykata.