Shpend Ahmeti padit Qeverinë

Aktuale December 01, 2016 - 11:42

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti para deputetëve ka thënë se ka paditur Qeverinë e Kosovës.

Kjo pasi sipas Kryetarit Ahmeti, Qeveria ka marr tokat para disa vitesh e nuk paguan për to.

‘’Kemi paditur Qeverinë e Kosovës, sepse na i ka marrë tokat para 6 viteve e nuk po paguan, janë 7 milion euro që na i kanë borxh e nuk pi paguajnë’’, ka përfunduar Ahmeti, njofton Klan Kosova.