Tahiri ‘lufton’ Serbinë edhe në google (FOTO)
Aktuale
November 19, 2016 - 15:21
Serbia dhe zyrtarët e saj po ndihen të priveligjuar me kodin telefonik të Kosovës pasi që sipas tyre pronar i kodit +383 është Serbia.
Përpos këtyre deklaratave edhe në google, respektivisht në ‘wikipedia’ është shënuar se pronar i kodit është Serbia. Ndërkaq një gjë të tillë nuk ka mundur ta duroj ministrja për dialog Edita Tahiri.

Pasi është kontaktuar në lidhje me këtë nga “Zëri”, ajo personalisht ka hyrë në google dhe ka ndërruar informacionet rreth pronarit të kodit +383.
Madje Tahiri këtë e konfirmon për zeri.info duke thënë se ka ndërhyrë në këtë proces, dhe tash sipas saj i vetmi pronar legjitim për këtë kod është vet Kosova dhe askush tjetër./ZERI
