Serbët i bëjnë dhuratë Donald Trumpit [FOTO]

Aktuale November 11, 2016 - 15:32

Qytetarët serbë në Serbi, pas fitores së republikanit Donald Trump, tanimë kanë marrë një aksion për të vënë sa më shumë fotografi (billborde) të tij nëpër rrugë, raporton Zëri.info.

Një qytetar i Kosovës atje, RR.M., ka treguar për Zërin se një aksion i tillë përkrahës është duke vazhduar fuqishëm qe disa ditë pas fitores së tij.

Madje, ai ka vlerësuar se një gjë e tillë shfaq urrejtjen e tyre ndaj Kosovës.

“Me këtë ata po e tregojnë edhe politikën e tyre kundër Kosovës, të cilën e kanë pasur gjithmonë”, ka thënë ai për Zëri.info.

Ndërkaq, gazeta e njohur serbe “Kurir”, ka shkruar se ajo ka përgatitur një dhuratë të posaçme për lexuesit.

“Kurir ka përgatitur një surprizë për lexuesit e saj.Në çdo kopje të gazetës tuaj të preferuar do të merrni një poster të Presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në shkrimin e Kurir, përcjellë Zëri.info.
Ndërkohë, në posterin në fjalë shihet presidenti i ri amerikan, ku në prapavijë ka flamurin serb dhe atë amerikan./Zëri

Image