Nikoliq fton Trumpin për vizitë në Serbi

Aktuale November 11, 2016 - 10:45

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq  i ka dërguar një ftesë zyrtare presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump që ta vizitoj Serbinë, duke thënë se zgjedhja e tij do të ndryshoj komplet fizionominë e botës.

Nikoliq ka thënë për “Alo” se pret që pas zgjedhjes së Trump president, Serbia të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit, transmeton Indeksonline.

“Trump ka prioritetet e veta, por unë jam i sigurt që pasi e kam thirrur, do të vije. Trump me siguri do të vizitoj partnerët e parë strategjik të vendit, prandaj do të vijë edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq, duke shtuar se beson në përgjigje pozitive të Trump, duke pasur parasysh sic ka thënë ai, gabimet e presidentëve të mëparshëm karshi Serbisë.

“Në muajt e ardhshëm do t’i telefonoj Trumpit përmes ambasadorit amerikan në Serbi në mënyrë që të më tregoj se çfarë agjende e ka në mendje. Politika ka shpallur një president të ri amerikan i cili do të ridrejtoj marrëdhëniet ndërkombëtare, do të forcoj ekonominë kombëtare, do të luftoj korrupsionin dhe do të krijoj vende të reja të punës”, ka thënë tutje Nikoliq.