Në Mitrovicën Veriore Trump zëvendëson Putinin

Aktuale November 11, 2016 - 10:19

Në dy posterë të vendosur në qendër të qytetit në Mitrovicën Veriore si dhe një poster tjetër në sheshin “Shumadija” në fotografinë e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump është dhënë një mesazh në gjuhën angleze “Serbët kanë qëndruar pranë tij gjatë gjithë kohës!”.

Kjo porosi qëndron poshtë fotografisë në të cilën ky biznesmen i njohur amerikan, dhe tani fitues i zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit në SHBA, shfaqet i qeshur, njofton Klan Kosova.

Pos në gjuhën angleze me shkronja në cirilik është vendosur edhe mesazhi: “Serbët të kanë mbështetur”.

Vendi i cili deri më tani ka qenë i rezervuar për presidentin rus, Vladimir Putin për herë të parë në historinë e pjesës veriore të vendit e zuri vendin një  president amerikan.

Trump është lideri i parë amerikan i vendosur në një pano  në veri të Kosovës dhe në kontekstin pozitiv, raporton  Kossev, transmeton Klan Kosova.

Tani për tani, nuk ka informacion në lidhje me atë se kush i ka vendosur këta posterë.