Mustafa e uron Donald Trump

Aktuale November 10, 2016 - 11:05

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim përcjellë Exspres.

“Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara.

Urimet me rastin e zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, kryeministri Mustafa ia ka përcjellur gjatë ditës së djeshme edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie”, thuhet në telegramin e urimit