Berisha: Marrëdhëniet me SHBA do të njohin horizonte të reja

Aktuale November 10, 2016 - 09:36

Politikani nga Shqipëria, Sali Berisha ka folur për fitoren e Donald Trump në SHBA.

“Fitorja e Trump ishte e jashtëzakonshme, si për përmasat e saj, por edhe për faktin se ajo erdhi si tejkalim në tërësi i te gjitha parashikimeve, të cilat zgjedhësit amerikanë, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si të pa vlera. Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aleatin e tyre më kryesor. Me këtë rast, shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike miqësore të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te Ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht disekuilibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i përcjellim ne të dashur miq, Presidentit të sapozgjedhur urimet më të mira për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e SHBA, por dhe botës së lirë, në paqe, siguri dhe prosperitet!”, shkruan Berisha në Facebook./gazeta Shekulli