Daçiq i sigurt se Trump do e vizitojë Serbinë

Aktuale November 10, 2016 - 09:21

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, e ka shprehur besimin e tij se i sapozgjedhuri i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, do ta vizitojë Serbinë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Daçiq ishte takuar me Trump edhe tri vjet më parë në New Tork, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, në kohën kur ishte kryeministër.

Temë diskutimi në mes Daçiqit dhe Trumpit, ishte investimi në Serbi dhe ishte folur edhe për ndërtimin e një hoteli në Beograd, po kjo nuk ndodhi.