Gaxherri kërkon dorëheqjen e drejtorit të burgut për vdekjen e Deharit

Aktuale November 09, 2016 - 22:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka folur për vdekjen tragjike të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ajo ka thënë se nëse nuk kemi veprime penale, të paktën është dashur të kemi veprime morale.

“Duhet të ketë një konsekuencë morale. Dikush është dashtë me dhanë dorëheqje, sidomos prej stafit të spitalit, por kjo nuk është një praktikë për Kosovën", ka thënë Gaxherri në Tribuna Channel.

“Drejtori i burgut është dashtë me u nis prej aspektit si prind dhe të jap dorëheqje", është shprehur Gaxherri.

Ajo ka shtuar se burgjet duhet të kenë siguri për çdo të burgosur.

“Unë nuk e di a është vetëvrasje a vrasje por për secilën, ka përgjegjësi stafi i atij burgu,aty ka njerëz të ndryshëm  që  paguhen nga taksat e qytetarëve që ata të burgosur të sigurohen, ata është dashur të jenë aty”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka thënë se nuk mund të interferojnë në drejtësi, por se dikush duhet të japë përgjegjësi për rastin.