Avni Dehari: ‘Ata që të bënë që mos të jesh fizikisht, deshën ta bëjnë vdekjen të heshtur’

Aktuale November 08, 2016 - 11:58

Në mbledhjen komerative në nderë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka folur edhe babai i tij i cili ka qenë i emocionuar.

Ai nën lot iu është drejtuar të birit në fotografi se vdekja e tij do të kërkoj drejtësinë./ZERI/

Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit

Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty. Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardh të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë.

Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh. Je i bindur që drejtësia dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet.

Image
Image