Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit

Aktuale October 26, 2016 - 14:42

 Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10, për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit 'Drenica'.

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti ka thënë se seanca e jashtëzakonshme ku do të debatohet për ‘Grupin e Drenicës’,  do të mbahet nesër nga ora 10.

 Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se kërkesa për seancë është parashtruar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve. /ZERI/