Tahiri: Qeverisë së Serbisë s’i interesojnë raportet e mira shqiptaro-serbe

Aktuale October 25, 2016 - 23:05

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se pretendimet e Serbisë për një dialog të përgjithshëm ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar, për të arritur një paqe mes tyre, janë false.

Tahiri ka thënë për “Epoka e re” se në këtë mënyrë Qeveria serbe po rishfaq rrezikshëm projektin e saj hegjemonist për Serbinë e madhe.

Sipas saj, Qeverisë serbe nuk i interesojnë raportet e mira mes dy kombeve.

Ajo ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kushti themelor për të arritur një kapitull të marrëdhënieve paqësore në mes të shqiptarëve dhe serbëve.