Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK

Aktuale October 25, 2016 - 22:19

Lajmin për aderimin zyrtar të deputetit të Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin është konfirmuar nga sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi  ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhet në postimin e deputetit Kelmendi.

Ditë me parë, tashmë ish-deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi në prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar përafrimin e tij me subjektin e LDK-së.