Vuçiqi këshillohet nga një amerikan

Aktuale October 25, 2016 - 09:46

Ekipi i këshilltarëve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është përforcuar me një ekspert të ri amerikan Zachary Harries, i cili është i ngarkuar me projekte të veçanta.

Gazeta serbe “Blic” duke cituar një burim të afërt me kabinetit e Vuçiqit shkruan se eksperti 28 vjeçar, edhe pse i ri, ka shumë përvojë ndërkombëtare, ka punuar në konsultime dhe aktivitete këshilluese në disa vende të botës, dhe e angazhuar atë herë pas here nga  institucionet në Rusi, Turqi, Arabi Saudite dhe Bosnje e Hercegovinë, përcjellë Klan Kosova.

Raportohet se paraqitja e tij e parë zyrtare si këshilltar i shefit të Qeverisë serbe ishte në konsullatën e këtij vendi në Çikago më 12 tetor, në Forumin e  Biznesit “Kompanitë serbe dhe prodhimet serbe në SHBA – përvoja, sfidat dhe mbështetje reciproke”.

Harris ka kryer Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Kërkimeve “John Hopkins” në Baltimore.