Mustafa: KFOR-i të qëndroj ende në Kosovë

Aktuale October 24, 2016 - 09:47

Kryeministri Mustafa po merr pjesë në ditën e tretë të seminarit të asambles së NATO-s në Prishtinë.

Në këtë seminar kryeministri Mustafa ka folur për rolin e NATO-s në Kosovë respektivisht KFOR-it, shkruan zeri.info

Ai tha se forcat e KFOR-it janë ende të domosdoshme në Kosovë, sipas tij qytetarët gëzojnë një besim të plotë tek forcat e KFOR-it.

Mustafa tutje theksoi se Kosovë është ende e interesuar për KFROR-in./ZERI

Fjala e Mustafës:

Theksoj se NATO ka një rol të veçantë në Kosovë, ne jemi të interesuar për bashkëpunim të mirë sidomos me KFOR-in. Mund të them me përgjegjësi të plotë se besimi i qytetarëve tek KFOR-i është tejet i lartë dhe se bashkëpunimi është në nivel duke ditur misionin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Ne jemi ende të interesuar të KFOR-i që qëndroj në Kosovë.