BE presion Serbisë për kodin telefonik (Video)

Aktuale October 22, 2016 - 21:14

Çështja e kodit telefonik shtetëror, marrëveshje kjo e arritur në mes të palës Kosovare dhe Serbe në Bruksel, tashmë ka kaluar në nivel të Bashkimit Evropian.

Ky institucion ka marrë përgjegjësinë që të bindë palën serbe të zbatojë marrëveshjen.

Kështu është shprehur në një intervistë për TribunaChannel Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e kthyer nga negociatat e fundit që ka zhvilluar në Bruksel.

Ajo bënë me dije se përfaqësuesit e BE-së kanë dhënë sinjale për zhbllokim të kodit telefonik të Kosovës.

Sipas saj me presionin e BE-së, shumë shpejt Kosova do të këtë kodin e saj telefonik, por nuk precizon data.