Apostolova: Demarkacioni është politizuar në Kosovë

Aktuale October 22, 2016 - 10:32

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj në seminarin e 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka pyetur Shefen e re e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova  se pse është si kriter i liberalizmit të vizave Demarkacioni me Malin e Zi.

“Ne jemi të përkushtuar të kemi raporte të mira me të gjitha shtetet fqinjë në rajon. Pse është ky kriter për shënimin demarkacionit me Malin e Zi për liberalizmin e vizave. Ne nuk jemi që të mos e bëjmë Demarkacionin por jo të pranojmë atë vijë”, ka thënë Lekaj, shkruan zeri.info

Ndërkaq Apostolova ka theksuar se Demarkacioni është politizuar shumë në Kosovë dhe që procesi i kësaj çështjeje është problem teknik i cili mund të zgjidhet lehtë.

“ Jo si një problem por e kemi problem si teknik që mund të zgjidhet lehtë por që është politizuar shumë ky proces. Dua të pagëzoj kryetarin e kuvendit për shpresën e tij që do ta zgjidh këtë problem sepse do ti ndihmoj shumë vendeve evropiane. Edhe një herë duhet t’iu siguroj se ne nuk jemi duke shpikur kushte për ta mbajtur Kosovën larg familjes europiane. BE-ja gjatë zgjerimit ka kaluar shumë sfida, ndaj kemi nxjerrë mësime. Për këtë shkak kemi menduar ta përfshijmë këtë kushtëzim, që është dicka lehtë e zgjidhshme. Fatkeqësisht ky problem është politizuar dhe paraqitet si një prej pengsave të cilat i shohim në rrugën e Kosovës”, ka thënë Apostolova. /ZERI