“Stojanoviq shkoi kot në Bruksel, Trepça çështje e zgjidhur”
Aktuale
October 21, 2016 - 11:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të ndërpritet menjëherë tentimi për të biseduar për Trepcën që i ka bërë zv.kryeministri Branimir Stojanoviq në Bruksel.
Veseli ka deklaruar se puna e Trepcës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe se sipas tij kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve.
Ky është reagimi i parë zyrtar pas vizitës së zëvendëskryeminsitrit Stojanoviq në kryeqendrën europiane, në tentim për të siguruar mbështetje për të anuluar ligjin që Trepcën e kthen në pronë të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.