Tërmeti i mbrëmshëm dridhi gjysmën e Shqipërisë

Aktuale October 16, 2016 - 10:14

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmë rreth orës 22:14 në pjesën më të madhe të zonës jugore të Shqipërisë.

Fuqia e tërmetit ishte prej 5.5 ballë e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë midis kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas faqeve ndërkombëtare për regjistrimin e tërmetit, lëkundja është regjistruar në orën 23:14 me orën greke, ose në orën 22:14 minuta me orën shqiptare.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 5 km në thellësi, dhe 16 km larg qytetit grek, Loannina, shkruan Ora News.

Lëkundjet kanë qenë të forta, çka ka shkaktuar panik tek banorët e pjesës më të madhe të qyteteve në jug të vendit, si në Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Vlorë, Lushnjë, Pogradec, etj.

Nuk ka njoftime për të lënduar në njerëz.