Emocionuese: Bill Clinton takon dhe përqafon familjen Shala pas 17 vitesh në SHBA (Video)

Aktuale October 12, 2016 - 15:08

Familja Shala ishte refugjatë gjatë luftës në Maqedoni. Atje ishin takuar dhe me presidentin amerikan Bill Clinton kur ai ishte në vizitë në kampin e refugjatëve.

Tash 17 vite më pas, familja Shala ka migruar në SHBA. Atje kanë takuar ish presidentin Bill Clinton në kampanjën e bashkëshortes së tij Hillaryt, transmeton zeri.info.  

Aty, zotëri Shala i ka thirrur presidentit Clinton, dhe i ka treguar fotografinë të cilin e kishin bërë bashkë në Maqedoni. Atëherë ish presidenti Clinton i ka përqafuar dhe ka realizuar një fotografi së bashku me ta, transmeton zeri.info.

Përndryshe familja Shala kishte marrë edhe çmimin “Hasan Prishtina” nga ish presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1995 për kontributin e tyre./Zeri/Image