Obama kritikon Trumpin për komentet e tij ndaj grave

Aktuale October 12, 2016 - 11:16

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ashpër të nominuarin republikan për president, Donald Trumpin, për komentet e tij fyese ndaj grave, si dhe i ka kritikuar republikanët, të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë.

“Nuk ju duhet të jeni burri i dikujt, ose baba, për të dëgjuar atë që e kemi dëgjuar para pak ditësh dhe them se nuk është në rregull,” ka thënë Obama në Greensboro, në Karolinën Veriore, në komentet e tij të para që nga publikimi i një kasete, ku Trump dëgjohet, duke u lavdëruar se kishte kapur dhe puthur një grua pa pajtimin e saj, transmeton Express.

Obama ka insistuar se komentet e Trumpit rreth grave nuk janë aspak normale.

“Thjesht duhet të jesh njeri, për të thënë se nuk është në rregull,” ka thënë ai.

Duke bërë fushatë në emër të Hillary Clintonit në Karolinën Veriore, Obama ka thënë se Donald Trump është i papërshtatshëm për të punuar në një ndërtesë shtatë-katesh e lëre më të bëhet president.