Drecun: Duhet ta marrim Trepçën

Aktuale October 08, 2016 - 12:45

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun reagon për miratimin e Ligjit për “Trepçën” nga Kuvendi i Kosovës. Ai thotë se Trepça është simbol i luftës për mbijetesë për 2 mijë e 500 serbë që punojnë në pjesën veriore

Drecun ka thënë se Trepca është simbol i mbijetesës për 2 mijë e 500 serbë që punojnë në pjesën veriore të saj, duke thënë se pjesa veriore, e cila menaxhohet nga shqiptarët është “totalisht një rrëmujë”.

Për Radio Televizionin e Serbisë, Drecun ka thënë se Ligji për “Trepçën” përbën spastrim etnik të serbëve të Kosovës dhe theksoi se Qeveria serbe është duke punuar në parandalimin e zbatimit të këtij ligji, transmeton Gazeta Express. 

Ai gjithashtu ka shtuar se serbët duhet ta marrin Trepçën, pasi ajo është simbol i jetesës së serbëve në Kosovë.

“Prishtinë sillet sikur ka prova për pronarin real të Trepçës. Shteti i Serbisë përmes Fondit të Zhvillimit ka 55.14 për qind të aksioneve në këtë kompani të përbashkët, e kjo që nga viti 1991”, ka thënë Drecun.

Ai shtoi se Ligji për Trepçën mund të rrezikojë stabilitetin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo madje mund të ndalojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe ta destabilizojë situatën në tërësi. /GazetaExpress/