Simiq: Projektligji për Trepçën i papranueshëm

Aktuale October 07, 2016 - 17:29
Kryetari Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar se komuniteti serb që jeton në Kosovë dhe përfaqësuesit e tyre janë të bindur se kjo formë e Projektligjit për Trepçën rrezikon punëtorët dhe popullatën serbe.

Ai ka thënë se zgjidhja për kombinatin ‘Trepça’ duhet të jetë në të mirë të zhvillimit të të gjitha komunave të Kosovës.

“Lista Serbe gjithmonë ka qenë e gatshme të mbështes çdo bazë juridike dhe të gatshëm që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog. Ky Projektligj është i papranueshëm. Ne duam qe kjo të zgjidhet me dialog, jo me projektligj. Dëshiroj të ju dërgoj një mesazh të qytetarëve të komunitetit serbë dhe punëtorëve dhe që ky projektligj të mos votohet dhe ne përkrahim këtë kërkesë qëllim mirë. Unë i ftoj të gjithë deputetët të votojnë që të shtyhet projektligji”, ka thënë Simiq.