Aleksandar Vuçiq: Mirupafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç!

Aktuale October 07, 2016 - 15:59
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se në rast se Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për "Trepçën" nuk e di se si Prishtina zyrtare do të bashkëpunojë me serbët e Kosovës dhe me autoritetet në Beograd.

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar edhe se për telekomunikacionin në Kosovë pret vazhdimin e bisedimeve me zyrtarë evropianë dhe me ata të Kosovës.

“Do të kemi edhe shumë kontakte, do të përpiqemi nëse mund të ndreqim diçka dhe do të shohim nëse çdo është trajtuar”, ka thënë Vuçiq.

Në planin veprues për telekomunikacionin në Kosovë, Vuçiq ka thënë se problematike janë pikat 9 e 11 që kanë të bëjnë me stacionet bazë dhe me pronën.

“Nëse kjo është ajo në bazë të së cilës vendoset rregulla edhe në të gjitha fushat tjera, atëherë pasuria automatikisht u takon atyre dhe mund të themi:  Mirupafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç”, ka thënë ai, njofton B92, duke shtuar se nëse merret vendimi për planin veprues, ai edhe do të kumtohet.