Konjufca: Projektligji për Trepçën po procedohet me nguti

Aktuale October 07, 2016 - 15:52

Glauk Konjuvca shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thënë se projektligji për Trepçën po procedohet me nguti.

“Nuk u dha arsyetimi se ku konsiston ngutia për projektligjin. Ne kemi vërejtjet tona dhe tentojmë t’i formalizojmë përmes amendamenteve”.

“Kjo po bëhet me qëllim duke ditur që qeveria ka pasur kohë dy vite për ta bërë projektligj dhe të mos bëjnë gabime për shkak të ngutisë”.

“Nuk dëgjova asnjë arsyetimi që do të ishte i pranueshëm për ne”.

“Ligjet më të rëndësishme të vendit i kemi proceduar brenda dy seancave, në të njëjtën ditë”, ka thënë Konjufca.