Protestojnë serbët e veriut të Kosovës

Aktuale October 07, 2016 - 12:57

Serbët e Veriut të Kosovës, e kanë bllokuar rrugën kryesore Prishtinë –Rashkë.

Ata sërish kanë protestuar në Rudare afër Zveçanit, kundër ligjit për Trepçën që do të procedohet të premten në Kuvendin e Kosovës.

Një numër i madh i serbëve nga të gjitha katër komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugën në Rudare për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj diskutimit të projektligjit për Trepçën.

Në Rudare ka një numër të madh të njerëzve që po qëndrojnë në shi. Ata kanë ardhur nga Mitrovica, Zveçani, Zubin Potok dhe Leposaviqi, raportojnë gazetarët për Tanjug, transmeton Klan Kosova.