Paralajmërohet protestë masive në veri të Kosovës

Aktuale October 07, 2016 - 12:02

Kryetarët e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës kanë mbështetur thirrjen për protestë masive të serbëve për të kundërshtuar procedimin e Projektligjit për Trepçën.

Të gjithë studentët, nxënësit e shkollave kanë lëshuar orët mësimore për të marrë pjesë në këtë protestë, të thirrur nga punëtorët serbë të shkritores “Trepça” në Zveçan.

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 15:00, ndërsa si pikë e veçantë të rendit të ditës do të jetë Projektligji për Trepçën, shkruan Telegrafi.