Qeveria sot procedon Projektligjin për Trepçën

Aktuale October 05, 2016 - 10:45

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 në një mbledhje urgjente.

Klan Kosova merr vesh se pikë e vetme e rendit të ditës së takimit të ekzekutivit është procedimi për në Kuvend i projektligjit të ri për gjigantin metalurgjik”Trepça”.

Burime të Klanit brenda Qeverisë bëjnë me dije se ligji i ri për këtë ndërmarrje nuk do të ketë shumë befasi, derisa partnerët e koalicionit – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës – kanë rënë dakord që gjigantin metalurgjik ta bëjnë me ligj të premten, më 07 tetor.

Ky ligj pritet ta shpëtojë Trepçën nga falimentimi, njofton Klan Kosova.