Pas arrestimit të Thaçit, kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë

Aktuale October 04, 2016 - 10:54

Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni kanë bërë të ditur se do të dalin me një deklaratë në lidhje me arrestimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, transmeton "zeri.info".

Kryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica, ka thënë ata si komision e kundërshtojnë arrestimin e tij dhe se organet duhet ta shqyrtojnë në detaje këtë situatë. Sipas Reçicës, arrestimi i Nehat Thaçit, është i papranueshëm dhe i dënushëm.

Ndërsa, sipas anëtarit të këtij komisioni, një herit edhe shef i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ky komision do të duhet të del me një deklaratë të fuqishme, sepse ajo çka ka ndodhe me drejtorin rajonal policisë në Mitrovicë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë thirrje te organet përgjegjëse që kësaj çështje ti shkojnë deri në fund dhe nëse është nevoja që të ndërpriten bisedimet në shenjë proteste për veprimin e shtetit serb.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ky rast është i papranushëm dhe kjo tregon mentalitetin e vjetër të Serbisë.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, është formuar edhe një komision për mbikëqyrjen e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit./Zeri/