Në mesditë Prishtina teston përsëri alarmin

Aktuale October 01, 2016 - 10:29
Në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në kryeqytet. Testimi do të realizohet me zë.

Shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

Pikat e funksionale të sistemit të alarmit publik

Gjithsej janë 14 pika funksionale të shpërndarë në territorin e Komunës së Prishtinës, të cilat pika janë të vendosura te:

Radio Prishtina (mbi ndërtesë).

Objekti Komuna e vjetër (mbi ndërtesë).

Kodra e Trimave st.Policor (mbi ndërtesë).

Dardani BL-XI (mbi objekt).

Arbëri Shtyllë 8-10m lartësia.

Objekti i Prokurorisë (st.policor 092) mbi ndërtesë.

Taslixhe shtyllë  8-10m.

Ulpianë (Dardani B/1/3 H-4) mbi ndërtesë.

Sh.F. Naim Frashëri  (mbi shkollë).

Sh.F. Ismail  Qemali  (mbi shkollë).

Sh.F. Asim  Vokshi   (mbi shkollë).

Sh.F.  e  Gjelbër (mbi shkollë).

Sh.F. Hasan Prishtina  (mbi shkollë).

Konviktet e studentëve (mbi ndërtesë).

Image

Sinjalet e alarmit më zë

Paralajmërim rreziku- tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohëzgjatje prej dy(2) minutave; Rrëzik i pa shmangshëm – tingull vajtues sirene, në kohëzgjatje prej një(1) minute; Përfundim rreziku   –  tingull i njëtrajtshëm i sirenës, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) sekondave; Testimi i sirenave – tingull i njëtrajtshëm i sirenës, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) sekondave. 

Image
Image