Në Burgun e Dubravës, tentim dhunime e kushte të rënda (Video)

Aktuale September 30, 2016 - 20:27

Në burgun e Dubravës gjatë vitit 2016 janë pranuar 870 të burgosur të rinj. Por aty nuk bëhet kurrfarë seleksionimi, njofton Klan Kosova.

Kështu në të njëjtën qeli për një afat deri në 28 ditë, dënimin mund ta vuajnë në të njëjtën dhomë si ata me dënim të gjatë edhe ata që mundë të jenë dënuar për ndonjë vepër të lehtë si borxh apo kundërvajtje.

Sipas drejtorit të burgut të Dubravës, Ismail Dibrani, kjo mund tu shkaktoj telashe.

Klan Kosova ka mësuar se kohë më parë këtu kishte pasur edhe një përpjekje dhunimi që ishte parandaluar nga gardianët. Ndonëse për këtë autoritetet nuk flasin.

Aktualisht në burgun e Dubravës vuajnë dënimin 800 persona të dënuar për krime të ndryshme.