Kosova adreson çështjen e Nehat Thaçit në Bruksel

Aktuale September 30, 2016 - 18:10

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ka kërkuar në Bruksel lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçit, i cili u arrestua nga policia serbe.

Thaçi është arrestuar nga forcat policore serbe në Bujanoc nën akuzat për terrorizëm.

Nënkoloneli i policisë u arrestua pak pas mesnatës së 28 shtatorit në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në magjistralen Gjilan-Bujanoc.

Tahiri ka thënë se e ka adresuar këtë çështje në Bruksel me urgjencë.

“Kam kërkuar menjëherë që të lirohet zotëri Thaçi. Këtë çështje e kam ngritur qe dy ditë”, pohoi Tahiri.