KMDLNJ: Shteti i paaftë për të liruar Nehat Thaqin

Aktuale September 30, 2016 - 11:10

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, e ka cilësuar si skandaloz arrestimin e Nehat Thaçit, drejtorit të Policisë së Kosovës ë Mitrovicë, nga policia serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Për Thaçin i cili u arrestua në bazë të një fletarrestim të Gjykatës së Nishit, KMDLJN thotë se ishte ushtar i UÇK-së i cili po ashtu edhe ishte veteran i luftës.

“Policia e Kosovës ka deklaruar se drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaqi u arrestua si person privat shkaku se ishte nisur për vizitë në shtete perëndimore (private) dhe se nuk ishte në cilësinë e udhëtimit zyrtar që , sipas KMDLNJ –së aspak nuk e zvogëlon poshtërimin që Serbia i bënë Kosovës duke ia arrestuar zyrtarët e lartë sikur të ishin hajna të pulave”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Ky këshill që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut, deklaron se Nehat Thaqi i ka besuar marrëveshjes për liri të lëvizjes së lirë që u nënshkrua në mes Kosovës dhe Serbisë, por me këtë rast ka rënë viktimë e naivitetit të tij.

Po ashtu, KMDLNJ kritikon autoritetet që nuk kanë reaguar me këtë rast dhe deklaron se kërkesa që iu është drejtuar BE-së dhe EULEX-it për të intervenuar në lirimin e Thaqit, tregon paaftësi shtetërore.