Oda e Mjekëve dhe MSH-ja, telashe me kompetencat

Aktuale September 29, 2016 - 08:29

Odat e profesionistëve shëndetësorë do të fillojë punën nga janari i 2017-s. Oda e Mjekëve dhe Ministria e Shëndetësisë po vazhdojnë me mospajtimet e tyre në lidhje me kompetencat. Çështja ka kaluar në Kuvendin e Kosovës 

Odat e profesionistëve shëndetësorë do të fillojnë së funksionuari në janar të vitit të ardhshëm.

Kjo pasi këtyre të fundit u janë bartur tashmë disa nga kompetencat, por që akoma nuk janë duke i ushtruar, shkruan sot gazeta "Zëri".

Kjo u bë e ditur të mërkurën, në përfundim të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës. Aty, para anëtarëve të Komisionit, raportoi ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

“Në mbledhjen e fundit në drejtim të implementimit të ligjit që është mbajtur në Durrës, të gjitha odat kanë qenë të gatshme t’i marrin përgjegjësitë që u takojnë, përveç Odës së Mjekëve, të cilët kanë deklaruar se nuk janë të  gatshme. Nëse dikujt i duhet konfirmim ekzistojnë transkriptet dhe audio-incizimet”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)