Mustafa ngushëllon Izraelin: Shimon Peres njeri i paqes dhe i lirisë

Aktuale September 28, 2016 - 19:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres, i ka shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit izraelit. 

Kryeministri Mustafa thekson se Shimon Peres, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin e Izraelit, do të mbahet mend për përkushtimin e fuqishëm për lirinë, paqen dhe demokracinë. 

“Shimon Peres ishte një laureat i denjë i Çmimit Nobel për Paqe duke përkrahur edhe popullin e Kosovës në përpjekjet për liri dhe demokraci”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa.