Lekaj: Bosi i Kosovës është Vuçiqi (Video)

Aktuale September 28, 2016 - 19:09

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj, ka lëshuar një serë akuzash në drejtim të Qeverisë se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa. I pari i deputetëve të AAK-së e ka quajtur qyqar Mustafën, duke shtuar se për sa kohë që kjo Qeveri është në detyrë, atëherë “bosi” i Kosovës është kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

“Më tërheqjen e projektligjit për demarkacionit, kjo Qeveri ka koketuar me Vuçiqin drejtpërdrejt dhe këtë e kanë bërë për të shpëtuar mandatin e tyre në dem të Kosovës. Derisa ekziston kjo Qeveri ‘bosi’, i Kosovës është Vuçiqi”,ka thënë Lekaj në emisionin Fakt PLUS me Leotrim Berishën.

Nënkryetari i AAK-së e ka vlerësuar Qeverinë Mustafa si të keqën më të madhe të këtij vendi. Ndërsa, sa i përket organizimi të një tryezë me liderë të partive, Lekaj ka thënë se nuk ka kurrfarë lëvizje në këtë drejtim. Kjo, sipas tij, po bëhet më qëllim për të tërhequr vëmendje.

“Që një vit Qeveria nuk po ka guxim ta procedojë në Kuvend, sepse nuk i kanë votat. Edhe kur e proceduan, e tërhoqën në mungesë të votave”, ka shtuar Lekaj.