Situata e sigurisë në Kosovë, shqetësuese

Aktuale September 27, 2016 - 21:26

Rreth orës 11:00 në zyret e Administratës Pensioanle të Kosovës është gjetur një granat bombe e pa shpërthyer.

Ekspertët për çështje të sigurisë në vend, kanë thënë për “zeri.info”, se gjetja e një granatë bombe është bërë përditshmëri dhe kemi filluar të bashkëjetojmë më bomba e eksplozivë. Sipas tyre, ndjenja e pasigurisë mund të rritet në vazhdimësi, për shkak të rasteve të shpeshta të këtilla.

Eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se ndjenja e pasigurisë mund të rritet në vazhdimësi, për shkak të rasteve të shpeshta të këtilla.

“Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet që urgjentisht të qartësojnë nëse ka ndërlidhje të rasteve dhe urgjentisht duhet të zbardhin motivet”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se në një situatë ku numri i të arrestuarve dhe dënuarve është i vogël, mundësia e përsëritjes së këtyre rasteve, qoftë si të izoluara, është shumë e madhe.

Po ashtu, edhe Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë për “zeri.info”, se zhvillimet e fundit sikur po kalon në heshtje. Sipas tij, kjo mund të jetë, heshtje para akteve të frikshme kur një ditë shumë lehtë mund të vi deri te aktivizimi e bombave dhe eksplozioneve dhe marrje e jetëve nuk ka se si të kualifikohet veç se akte terroriste.

“Gjetja e një bombe sot tash më nuk përmban lajm. Sikur jemi mësuar tash me këto dhe kemi filluar te bashkëjetojmë me bomba e eksplozivë. Por, për shkak se ende nuk ka shkaktuar dëme material dhe ende nuk kanë marr jetë njerëzish ( përjashto një biznesmen në Pejë) sikur po kalon në heshtje”, ka thënë Islami.

Sipas tij, ata që po luajnë këtë lojë duhet ta dinë se kjo do të na kushton në të ardhmen, duke shtuar se vendi është i mbushur me agjentura të huaja dhe lehtë do të keqpërdorin këtë situatë të tjerët.

“Mos zbardhja e rasteve të tilla nga ana e organeve të drejtësisë do t’i inkurajon të ligjet që në të ardhmen të trimërohen dhe vërtet të na ndodh një e keqe e madhe”, ka thënë Islami.

Sipas analistit, Fadil Lepaja, policia e Kosovës është e pa aftë të përballojë sfidat e tilla të sigurisë. 

“Mendoj se policia ose është e pa aftë të përballojë sfidat e tilla të sigurisë ose është në interesin e politikës që të mos gjinden kryesit e këtyre akteve. Sidoqoftë dikush është i interesuar të krijojë krizë dhe të imponoj vullnetin e vet dhunshëm’, ka thënë Lepaja.

Ndryshe , përveç ditës së sotme që është gjetur një granat dorë, ditë më parë është sulmuar edhe Kuvendit i Kosovës. /ZERI/