Veseli: Turizmi vendor ka vlera të mëdha që pret promovim në botë

Aktuale September 27, 2016 - 17:22

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar bjeshkët e Rugovës.

Me këtë rast, Kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin "Gjeravica", dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.

Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë

."Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës", tha Veseli.

Kryeparlamentari i premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare "Gjeravica", duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate si dhe programeve promovuese alpine të "hiking njeri", të drejtuar nga Arben Islami.

Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tonë./Zeri./ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage